Blendi Fevziu thotë se në kushtet ku gjendet sot opozita, me dy liderët të izoluar nuk ka zgjedhje.
Fevziu tha se arrestimet e SPAK kanë imapkt direkt në zgjedhje dhe në kushtet ku jemi është e vështirë të ketë zgjedhje normale.
“Deri tani goditja kryesore është te dy krerët eopozitës. Nuk mund të flasim për zgjedhje normale në këto kushte. Nuk e dimë akoma, sepse mendoj se SPAK mund të japë edhe goditje të tjera. Deri nga marsi do të shohim a do të marrë çështje të tjera. Nëse merr çështje që impaktojnë opozitën, do marrësh edhe nga pala tjetër… Nëse nuk ka balancë, zgjedhjet janë të mbaruara. Si mund të bëhen zgjedhje kur nuk bën dot fushatë? Kur lideri është në burg ose atje, nuk funksionon, nuk bëhet me bedelë kjo punë”, tha Fevziu.












