Fredi Beleri ka reaguar sërish nga burgu pas fitores së Vangjel Tavos në Himarë, bashki të cilën ai e humbi nën akuzën për blerje votash.
Beleri shprehet se kandidatin socialist Valgjel Tavon do ta trajtojmë si mysafir dhe më pas do ta përzëmë nga Himara.
“Gati tridhjetë e pesë vjet pas rënies së komunizmit në Shqipëri, përfundimisht, ne kërkojmë kthimin e titujve të pronësisë pronarëve të ligjshëm. Kjo do të jetë busulla jonë deri në zgjedhjet e ardhshme dhe masa që do të përcaktojë qëndrimin tonë ndaj Vangjel Tavos. Çfarëdo që është e mirë për vendin, ne do ta mbështesim atë. Në fund të fundit si mysafir do ta trajtojmë, sepse ashtu siç ka ardhur, ashtu do të largohet në zgjedhjet e ardhshme. Jam i sigurt se është vetëm çështje kohe para se të ndryshojmë faqen e historisë, siç bëmë në maj 2023, përpara se të na vidhej fitorja”, shkruan ndër të tjera Beleri.