Deputeti i PD, Flamur Noka ka folur për situatën koatike të shkaktuar nga opozita e Berishës në Kuvend.
Në lidhje me një fletë që i vuri flakën në Kuvend, Flamut Noka tha se duhet t’i vihet flaka qeverisë dhe jo Parlamentit.
“Këtu nuk duhet t’i vësh flakën Kuvendit, duhet t’ia vësh qeverisë. Në Shqipëri termi zgjedhje nuk ekziston, ekziston termi tender. Ja ku janë plagët e betejës më horrat e gardës. A kanë imunitet deputetët, Shikoni pamjet e sotme dhe shikoni nëse kanë apo jo deputetët imunitet. Mua nuk do kenë shans që të më ndalojnë ashtu, por sot tentuan të na kontrollonin si dele”, u shpreh Noka per “News24”.












