Zonja në foto ështëkryetarja e re e komanduar e Bashkisë Himarë, Blerina Balaj.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, pra këshilltarët e Foltores dhe Partisë së Lirisë kanë bashkuar votat me Partinë Socialiste për të komanduar nënkryetaren e Bashkisë së Himarës, Blerina Balaj.
Kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës, Dhimitër Kapaj tha për Report Tv se nga 9 vota që ka PS, pjesa tjetër e votave pro janë dhënë nga Bashkë Fitojmë.
“U zgjodh Blerina Balaj, nënkryetare e bashkisë Himarë. Ligji thotë që një nga nënkryetarët marrin drejtimin. Grupi i PS propozoi Blerina Balaj. Më 15 vota u zgjodh. Ne 9 vota kemi. Pjesa tjetër janë Bashkë Fitojmë, përveç anëtarëve të PS, u bashkuan edhe pjesa tjetër”, tha ai.












