Fotoja e një shqiptari që fshihet në çati, teksa policia britanike është duke kërkuar për të po bën xhiron e rrjetit.
Mediat britanike shkruajnë se policia ishte në kërkim të një të riu, banesa e të cilit ishte kthyer në “shtëpi bari”.
Dhe pse shqiptari tentoi të fshihej, policia e ka vënë në pranga 32-vjeçarin. Në “shtëpinë e barit” që ruhej nga shqiptarët u gjetën 6 dhoma të përshtatura për kultivimin e kanabisit, me të paktën 200 bimë.
Pas kërkimesh intensive 32-vjeçari pranoi fajin para gjykatës. Ai tha se kishte ardhur në Angli me gomone shtatorin e kaluar, me shpresën për një të ardhme më të mirë.












