Kryetari i zgjedhur dhe i dënuar i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri reagoi ashpër pas zhvillimeve të fundit në bashki, ku mbledhja e këshillit në qytetin bregdetar zgjodhi si kryetare të komanduar Blerina Balën, në një proces që u shoqërua me tensione në nisje të tij.
Beleri i cilëson të gjitha zhvillimet si në shkelje të Kushtetutës, teksa nuk kursen kritikat as ndaj prefektit Tavo, i cili sipas tij filloi fushatën elektorale duke premtuar tituj pronësie.
Në fokusin e reagimit të Belerit nga burgu ishte dhe kryetarja e komanduar Balaj, për të cilën ai thotë se nuk është as anëtare e këshillit, por është emëruar nga Jorgo Goro. Për Belerin, zgjidhja e vetme është betimi i tij.