Analisti Frrok Çupi tha se mospërfshirja e emrit të Metës në fletën e votimit i leverdis së pari Sali Berishës. Sipas Cupit, kjo bëhet për të manipuluar votën pasi demokratët nuk duan ta votojnë Metën.
“Kjo është e rrezikshme për PD. Eshtë e papranueshme se krijohet një konfuzion me logon. Dhe ata që janë me Berishën janë mjeshtra të vjedhjes së votës. E dyta, është se nuk dëshmohet qartë para votuesve të PD se për kë votojnë. E treta e gjithë lëvizja e Foltores është lëvizje klandestine. PD e ndarë është fshehur prapa simboleve të një partie tjetër. Përsëri është një shkelje e rëndë e demokracisë.
Mungesa e emrit të Metës i leverdis Berishës, pastaj Metës dhe në këtë do të paketojnë sa më shumë vota fiktive. Nëse vazhdon kështu, manipulohet vota në mënyrën më esenciale. Demokratët nuk duan ta votojnë Ilir Metën”, tha Frrok Çupi.












