Policia e Shtetit ka bërë publike një listë më 38 emra drejtuesish e garuesish, të cilët hynë në thirrjen e re të eprorëve për t’u testuar për postin e drejtuesit të qarqeve. Në listë bie në sy mosprania e asnjë gruaje apo vajze, që gjendet në radhët e Policisë së Shtetit.
Po ashtu, bie në sy mbetja jashtë zonës së 12-s të emrave të njohur të Policisë së Shtetit, me karriera të gjata në poste drejtuese, si: Tonin Vocaj, Altin Qato, Lorenc Paganika, Gjovalin Loka dhe një prej emrave shumë të përfolur më herët për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj renditet në vendin e 14-të, Gjovalin Loka i Korçës një vend më sipër, ndërsa Skënder Hita i Durrësit, në vendin e 15-të dhe i 16-i Lorenc Panganika i Fierit.
Sipas të dhënave, mësohet se 12 të parët do të emërohen me firmën e kryepolicit Ilir Proda në drejtoritë e qarqeve. Nga sa shihet në renditje listën e kryeson drejtori i Operacionales, Vilson Bala, i cili në fund ka mundur të grumbullojë në total 91 pikë, garanci për emërimin në një prej 12 qarqeve më të rëndësishëm.
1 – Vilson Bala 91.00 pikë
2 – Elidon Çela 87.33 pikë
3 – Elton Alushi 85.33 pikë
4 – Fatmir Lleshaj 82.33 pikë
5 – Fatmir Hoxha 79.67 pikë
6 – Luigj Vathi 78.67 pikë
7 – Gentian Berberi 78.00 pikë
8 – Altin Mena 77.00 pikë
9 – Altin Merizaj 76.00 pikë
10 – Erion Ahmeti 75.00 pikë
11 – Artion Duka 74.00 pikë
12 – Gazment Shehu 73.00 pikë












