Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e djeshme të Asamblesë socialiste zyrtarizoi emrin e Ogerta Manastirliut si kandidaten e PS për Bashkinë e Tiranës.
I ftuar në Vizion Plus, Këlliçi tha se Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku janë dy emra potencial që mund të sjellin fitoren e opozitës në Tiranë, megjithatë duhen bërë konsulta me bazën dhe me aleatët më parë.
》Pyetje: A ka kandidat PD per Tiranen?
》Përgjigjet Këlliçi: “Është Ilir Alimehmeti, i cilli ka qenë kandidat edhe përballë meje brenda partisë. Ne flasim për parti që kanë në sfond partitë e vogla që duan rrëzimin e Ramës. Unë mendoj se zoti Alimehmeti ka staturën për të dhënë më të mirën. Zonja Jorida Tabaku po ashtu. Nuk e them dot unë personalisht. Por po them nëse vjen çështja te emrat, ka emra sa të duash që kanë mundësinë për të mundur Ogerta Manastirliun“












