Partia Socialiste eshte shume prane fitores historike ne bashkine me te rendesishme, ate te kryeqytetit.
Në Bashkinë Tiranë nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 608 prej tyre. Kandidati i PS, Erion Veliaj po shkon drejt fitores i sigurt me 54.41% (100.946 vota).
Sakaq, kandidati i koalicionit “Bashke Fitojme”, Belind Këlliçi ndjek në vendin e dytë me 34.38% (64.639), pra rreth 36 mijë vota diferencë.












