Brenda 5 javësh automjetet do të mund të lëvizin në autostradën dhe në aksin Elbasan – Qafë-Thanë.
Në inspektimin e punimeve ministria Balluku theksoi se hapja e këtij aksi do të shmangë trafikun. Shpejtësia në këtë aks për automjetet do të jetë në normat nga 90 deri në 110 kilometër në orë.
“Sfida jonë më e madhe do të mbetet bypass-i i Elbasanit pasi kjo autostradë do të zgjidhë gjithë trafikun, por për sa kohë krijon hinkën dhe hyrjen direkt në qytetin e Elbasanit nuk do jetë një zgjidhje e plotë. Kështu që, direkt me përfundimin dhe detajimin e projektit, ne do të jemi të gatshëm që të fillojmë më pas dhe të hedhim hapa për sa i përket buxhetimit edhe garës për bypass-in e Elbasanit”, tha Balluku.