Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën para Kuvendit.
Gazment Bardhi ka deklaruar se “kjo është fytyra e shtetit demokratik”, duke iu referuar masave të Gardës që kanë vënë gardh metalik në hyrje të Kuvendit.
“Shteti demokratik ky është. Kjo është fytyra e shtetit demokratik. Hape rrugën se do kalojë zonja, ca më shikon ashtu?! Ja, kapitulli i parë i anëtarësimit në BE”, tha Bardhi, ndërsa përplasej me gardistët.












