Gazetari Ardit Rada i ftuar në DritareTV foli për ish- presidentin Ilir Meta.
Gazetari shprehet se Ilir Meta priste që Sali Berisha të organizonte një protestë për lirimin e tij.
“Ilir Metën e shoh të zhgënjyer nga opozita. Nga Partia Demokratike është zhgënjyer nga PD-ja. Ilir Meta ka pritur mbështetje, ka pritur që të thirrej një protestë nga Sali Berisha për lirimin e tij. Si në ditën kur u arrestua, ashtu edhe në ditën kur doli në GJKKO, e kuptoi që nuk kishte mbështetje në terren”, u shpreh gazetari












