Çështja e Berishës është e jashtme, jo e brendshme. Kështu e cilësoi gazetarja e kronikes Anduena Llabani ‘luftën’ e ish-kryeministrit me drejtësinë e re.
Në një intervistë në ‘Euronews Albania’, gazetarja Anduena Llabani kujtoi debatin e madh të Ambasadës Amerikane në lidhje me emërimin e kreut të SPAK-ut.
“Deri në atë kohë ne si gazetarë prisnim arrestime në shtator, tetor, ka në gusht, në janar, në maj, hiç arrestime. Çfarë ndodhi me ardhjen e Dumanit? Ne e dimë shumë mirë që në vija të trasha Altin Dumani u thirr nga ambasada dhe u tha që ti do shkosh sepse ti do të jesh drejtuesi i SPAK-ut dhe Altin Dumani me të ardhur në krye të SPAK-ut mori ato dosje të cilat flinin aty, për të cilat nuk kishte as vendimmarrje, as zhvillim dhe çështjet kanë një mbikëqyrje të jashtëzakonshme nga faktori ndërkombëtar ku janë dhe SHBA të cilat monitorohen për gjithë vijueshmërinë e tyre dhe çështja e Berishës e Malltezit është dhe amerikane, nuk është vetëm shqiptare” – u shpreh Llabani.












