Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni sot do të vizitojë Shqipërinë, ku do të inspektojë qendrat e emigrantëve që po ndërtohen nga qeveria Italiane në territorin shqiptar.
Punimet për qendrën pritëse në Shëngjin përfunduan një ditë para vizitës së Melonit. Forca të shumta policie janë vendosur në disa pika për të garantuar sigurinë dhe lëvizshmërinë e delegacionit të kryeministres italiane Giorgia Meloni drejt qendrës së pritjes në Shëngjin.
Kryeministrja italiane do të shoqërohet edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Më pas delegacioni do të vizitojë dhe Gjadrin ku vijon ndërtimi i kampit të emigrantëve. Në rrugën Milot në drejtim të Gjadrit ka prani të shumtë të makinave të policisë.












