Sabiani është banori më i ri në “Big Brother VIP”. Ai u fut mbrëmë në shtëpi për të parë nga afër raportin mes vajzës së tij dhe Kristit i cili nuk e priti dhe aq mirë, madje u duk shumë i tensionuar.
Gjatë një bisede me banorët, Sabiani komentoi lojën e vajzës së tij, e cila ka nisur që të krijojë një lidhje me Krist Aliajn. Këngëtari është kundër kësaj lidhje, pasi Kristi kishte një të dashur jashtë shtepise se Big Brotherit dhe e tradhtoi atë me vajzën e tij.
“Kjo ka qenë dilema ime, është naive. Nuk penalizoj askënd. Njerëzit janë gjej shesh bëj përshesh. Është më komplekse gjëja, nuk është kaq e thjeshtë. Edhe unë jam konfuz, më ka rënë diçka që nuk e prisja. Jam shumë i prekur. Edhe ai ka një nënë dhe një baba që e shikojnë me të njëjtën dashuri që shikoj unë Keisin. Unë thashë nuk jam gogoli. Thjesht kam ardhur për vajzën time”, tha Sabiani dje pas Primes.












