Gjykata e Lartë zbardhi vendimin për Fredi Belerin, i cili prej shtatorit kërkon të lërë paraburgimin dhe të betohet si kryetar bashkie para këshillit bashkiak të Himarës.
Teksa Gjykata e Lartë specifikon se nuk është kompetente gjykata e Durrësit por gjykata antikorrupsion në Tiranë për ta shqyrtuar kërkesën e të paraburgosurit, në vendimin që ju vendos në dispozicion Top Channel, përmendet më tej se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka asnjë kompetencë për të miratuar leje për betimin, ashtu siç Beleri e ka kërkuar në muajin shtator.
Lutja për t’u betuar në një fazë të hetimit paraprak të çështjes për të Belerin nën arrest me burg, i takon prokurorit të SPAK si titullar i procedimit penal thekson Gjykata e Lartë sipas të cilës prokurori vlerëson impaktin e dhënies së lejes nëse ndikon apo jo në rezultatin dhe fshehtësinë e hetimit.
Thënë në terma të tjerë citon kolegji penal, “aksesi i drejtuesit të institucionit të paraburgimit Durrës për të vlerësuar kushtet e aplikimit të kësaj lejeje është pothuajse inegzistent”. Gjykata e Posacme konfirmoi se nuk është caktuar ende seanca, ndërsa kërkesa e Belerit pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja anti-koprrupsion, Fjorela Davidhi.












