Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, lidhur me heqjen e mandatit të deputetes së Olta Xhaçkës.
Në vendimin e publikuar në faqen e Gjykatës Kushtetuese, thuhet se kërkesa e PD-së së Berishës për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës rrëzohet me argumentimin se për këtë më parë duhet të shprehet Kuvendi.
Ndërsa, sa i përket kërkesës së grupit të Enkelejd Alibeajt Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë këtë kërkesë duke shpallur si antikushtetues vendimin e socialistëve për mos ta çuar në Gjykatën Kushtetuese legjitimitetin e mandatit të deputetes për ministren e jashtme.
Sipas këtij vendimi, Kuvendi detyrohet ta dërgojë çështjen në GJK dhe mandati i Xhaçkës të shqyrtohet në themel.












