Gazeta online “Greek City Times” raportoi se kryetari bashkisë Himarë, Jorgo Goro ka dhënë dorëheqjen. Kandidati Goro thuhet në artikull qëndroi në detyrë tek sa kundërshtari i tij Fredi Beleri është burg. Greek City Times duke mos cituar asnjë burim thotë se Goro dha dorëheqjen të shtunën.
Por si qëndron e vërteta? Top Channel kontaktoi me kryebashkiakun Goro. Pyetjes nëse ai ka dhënë dorëheqjen apo vijon të jetë në detyrë, dha këtë përgjigje: “Nuk e kam dhënë doreheqjen. Vazhdoj detyrën“.
Gjithashtu kryeministri Edi Rama shprehet se: “Jorgo Goro i cili ende po funksionon si kryebashkiak, duhet të ndërpresë mandatin“. Prej kohesh, Bashkia Himarë është kthyer në një mollë sherri mes Shqipërisë dhe Greqisë.












