Megjithëse pësoi një humbje katastrofë, Belind Këlliçi vazhdon “këngën” e njëjtë njësoj si Sali Berisha me pretendimin se Edi Rama u ka vjedhur votat.
Ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka befasua ka befasuar te gjithe me qëndrimin e tij por nuk sqaron si mund të vidhen 60 mijë vota, aq sa ishte edhe diferenca mes tij dhe Veliajt. Pas humbjes, Këlliçi na tregoi edhe“formulën” si mposhtet Edi Rama në Zgjedhjet Parlamentare të 2025.
“Ore, a kemi ne qëllim që në 2025 të bëhemi deputetë e të rrimë në opozitë dhe të mbajmë monopolin e opozitës apo ne kemi qëllim që të mundim Edi Ramën e të fitojmë?! Në kuadër të kësaj të dytës, ne duhet të bëjmë gjithçka, gjithçka, duhet tejkaluar çdo ambicje personale e ego për të bërë të mundur që ne, në 2025-ën… A ka mundësi, zgjedhje të parakohshme?! Duhet gjetur gjuha, duhet gjetur gjuha për t’u bashkuar. Nuk po them me “vulën” – por po them me çdo demokrat që nuk e gjen veten plotësisht te projekti ynë për momentin”, tha Këlliçi.












