Deputeti Dashamir Shehi deklaroi se qëllimi i krijimit të një poli të ri politik në Kuvend është që të dalim jashtë parlamentit duke ndërtuar një koalicion të ri zgjedhor.
Gjithashtu, Shehi tha se nëse Edi Rama do t’i fitoi sërish zgjedhjet dhe do të qeverise për katër mandate Shqipërinë, ne do të kthehemi si ish-republikë e Bashkimit Sovjetik.
“Ideja jonë për krijimin e një poli të ri politike po konkretizohet por qëllimi është që dalëngadalë të dalim dhe të krijojmë një opozitë të re, duke dal nga kuvendi dhe ku nuk përjashtohet asnjë forcë politike. Ne kemi përballë Edi Ramën dhe Partinë Socialiste dhe në koalicion nuk përjashtohet asnjë parti që është kundër këtij. Në qoftë se edhe këtë radhë, Edi Rama fiton mandatin e tij të katër dhe qëndron në pushtet 16 vjet do të thotë që rritet një gjeneratë me fytyrën e një personazhi dhe ne përfundojmë si republikat e ish-Bashkimit Sovjetik. Pra nga kjo anë tha ai, mbaron ky cikël”, tha Shehi.












