Hapja e tunelit të Llogarasë ka nxitur pushuesit që të shkojnë drejt jugut për plazh. “Report TV” sjell pamje të filmuar orët e paradites afër tunelit të Llogarasë ku dallohet një trafik kilometrik i mjeteve që do kalojnë për në tunel.
Duhet theksuar se aktualisht vetëm një krah i tunelit është hapur për qarkullim këtë sezon veror dhe pranë tunelit krijohet trafik, pasi rruga ngushtohet nga dy korsi në një.
Tuneli i Llogarasë shkurton distancën për në jug, ndërkohë që nga Dukati në Palasë tani do bëhet për vetëm 7 minuta nga 30 minuta që bëhej më parë. Ndërkohë, nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë ajo do realizohet për 20 minuta.












