Demokrati euroatlantik, siç kërkon tashmë Lulzim Basha ta quajnë, është detyruar të kthejë në selinë e Partisë Demokratike makinën luksoze “Range Rover” që përdorte për të shkuar nëpër takime të ndryshme. Duke qenë se humbi vulën, ai duhet të dorëzonte dhe makinën.
Fuoristrada luksoze ngjyrë e zezë është pronë se Partisë Demokratike të Shqipërisë, me vendim gjykate e drejtuar nga Sali Berisha, dhe ajo duhet të dorëzohej.
Me marrjen e logos zyrtarisht, Flamur Noka i kërkoi Lulzim Bashës dhe përfaqësuesve të tjerë, që kishin drejtuar më herët këtë forcë politike, që të dorëzonin të gjitha mjetet që kishin përfituar nga Partia Demokratike.
Kërkesa përfshinte edhe menaxhimin e rrjeteve sociale, një pjesë e të cilave kanë mbetur ende në dorën e përfaqësuesve të mëparshëm të zyrës së shtypit dhe grupimi i Berishës është detyruar të hapë llogari të reja.












