Humbja katastrofë që po pëson Partia Demokratike në disa prej qarqeve, po i prek asaj edhe listën e mbyllur të deputetëve.
Sipas të dhënave të KQZ, në dy qarqe, Elbasan dhe Fier, demokratët nuk arrijnë as mandatet e listës së mbyllur.
Në Elbasan është mbyllur numërimi por PD-ja nuk arrin dot të fitojë as “listën e mbyllur” pasi ka fituar vetëm 4 mandate nga 5, duke lënë jashtë Parlamentit Aurel Bylykbashin.
E njëjta situatë është edhe në Fier, ky në listën e mbyllur janë 5 mandate dhe PD-ja deri tani ka fituar 4 mandate.
Ai që rrezikon është Eduard Sharka, i cili ndodhet i pesti në listën e mbyllur.












