Gazetari i SYRI TV, Çim Peka doli për të justifikuar humbjen katastrofë që pësoi PD-ja e Sali Berishës. Peka tha se opozita dëshmoi vjedhjen e votës, kurse tashmë populli shqiptar duhet të çohet për të reaguar.
“Plani i veprimit është se çfarë do bëjnë shqiptarët. Opozita për herë të parë certifikoi shqiptarët se u vodhën. Tani opozita e certifikoi dhe duhet ta pranojë vjedhjen. Tani ata shqiptarë që e kanë të certifikuar vjedhjen, do e pranojnë apo s’do e pranojnë. Sill çfarëdo opozite ti, në qoftë se Rama do ti vjedhë, i vjedh. Problemi është do ja pranojmë apo s’do ja pranojmë vjedhjen. Nuk është luftë për votën. Është luftë për mbijetesën. E pranuam 45 vjet. E njëjta skemë është. Bastardët e majtë nuk dinë të bëjnë gjë tjetër vetëm të përsërisin veten”, tha Çim Peka.
Pavarësisht se pësoi një humbje katastrofë në zgjedhje, Sali Berisha nuk e ka plan të japë dorëheqjen. Prandaj “lista e mbyllur” e deputetëve u formua vetëm me “besnikët” e tij, në mënyrë që askush mos i kërkojnë largimin Sali Berishës.












