Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi nuk zbatoi urdhrin e efektivëve për të ndaluar automjetin për kontroll.
Shoferi u largua me shpejtësi duke rrezikuar dhe jetën e punonjësve të policisë që e urdhëruan të ndalonte. Ai u arrestua pas ndjekjes së policisë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur.
“Policia e Lushnjës ka arrestuar në flagrancë shtetasin V. K., 42 vjeç, banues në Peqin, pasi gjatë natës, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, duke drejtuar automjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi, duke u rrezikuar atyre jetën. Si rezultat i ndjekjes nga shërbimet e Policisë, 42-vjeçari është kapur në fshatin Thanasaj, Lushnjë. Pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se shtetasi V. K. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur”, njofton policia.












