Ministrja socialiste Elisa Spiropali provokoi deputetët e opozitës duke iu referuar demokratit Edmond Spaho i cili u përjashtua për shkak se i fryu bilbilit 4 orë radhazi në seancën e shkuar.
Me ironi, ajo kërkoi 1 minutë heshtje për deputetin, që sipas saj ka qenë i palodhur në sallë duke krijuar zhurmë.
“Së pari një 1 minutë heshtje për Edmond Spahon, që ra në fushë betejën, respekt për veprën e tij, i palodhur, dhe keqardhje që tradhëgimia e tij e bilbilfryerjes.. ai ishte padiskutim më i guximshëm dhe me më shumë vlerë sesa ju së bashku. Do jetë gjithmonë në zemrat tona, kur do ta kemi sërish këtu bashku me ju për revolcionin e radhës. Qetësohu Albana, se jeni gjallë, jeni në jetë jeni në dritë të vërtetë“-tha Spiropali.












