Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë thotë se ka nisur hetim disiplinor për dy efektivët e Policisë Rrugore, fotografia e të cilëve u publikuar nga mediat e opozites pasi ata ishin në një lokal të kryeqytetit duke konsumuar nga një birrë.
“Me publikimin e pamjeve, menjëherë ka nisur hetimi disiplinor, për dy punonjësit e Policisë, inspektor G. S., dhe K. A., të dy efektivë të Policisë Rrugore, Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë për mediat.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie.












