Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai i është bërë pritë dhe dhunuar nga militantët e Metes dhe Berishes te cilet e kane qëlluar me grushte.
Ngjarja ka ndodhur teksa Erion Isai kthehej në shtëpinë e tij, me makinën zyrtare të Bashkisë Ersekë, kur i është bërë pritë nga militantet e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Në lidhje me lëtë, Isai tha se ngjarja është e turpshme dhe se veprimi tregon panik mga ana e kandidatëve të Bashkë Fitojmë.
“Më vjen keq për incidentin e ndodhur. Nuk dua të bëhem i viktimizuar, e as si I dhunuar, por ngjarja ëshë e turpshme. Ky veprim tregon panik. Ishte një ngjarje që ndodhur mes të rrugës së bllokuar me makina, personi që arrita të identifikoj është anëtar i KZAZ të “BF”-së” tha Isai.












