Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj deklaron se ekonomia po vijon me ritme pozitive. Krahasuar me një vit më parë ministrja bën me dije se të ardhurat janë rritur me +64 miliardë lekë ose +14% më shumë.
“Ekonomia vijon ritmin pozitiv. Të ardhurat totale për 11 – mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 522 miliardë lekë ose 101 % të planit të 11 – mujorit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me +64 miliardë lekë ose +14% më shumë”, shkruan ministrja.
Të ardhurat totale për 11-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 522 miliard lekë, në masën 101% të planit. Niveli i suficitit për periudhën 11-mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 9.5 miliardë lekë, nga rreth 66.95 miliardë lekë deficit i planifikuar. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i deficitit rezultonte në masën prej rreth 33 miliardë lekë.