Zonat veriore, jug-lindore dhe jugore të vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Kështu u shpreh specialistja e IGJEUM, Anira Gjoni e cila theksoi reshjet e dëborës do të bien me intensitet të lartë deri në lartësitë 300 metra mbi nivelin e detit.
Specialistja u shpreh se duke nisur nga e diela (22 janar), do të ketë rënie të temperaturave duke kulmuar me ditën e hënë kur pritet të jetë dita më e ftohtë e muajit Janar me temperatura -10 gradë.
“Do të kemi sërish reshje shiu me intensitet të lartë. Problematikë do mbeten reshjet e dëborës në veri, juglindje dhe jug ku do zbresin deri në 300 metra në nivelin e detit. Në zonat malore presim që këto temperatura të zbresin deri në -10 gradë. Të hënën në datë 22 do jetë dita më e ftohtë e janarit. Rënia e temperaturave do të fillojë që të dielën në datën 21”- shtoi specialistja.
Reshjet e shiut dhe dëborës do të ndërpriten nga dita e hënë e në vijim për t’u lënë vendin ngricave gjatë gjithë javës.












