Tensionet po vijojnë në disa kahe të Kuvendit të Shqipërisë. Me deputetët demokratë të cilët po shkaktojnë trazira jashtë seancës dhe brenda saj, nga ana tjetër janë minatorët të cilët janë mbledhur dhe po protestojnë
Ka qenë deputeti demokrat Edi Paloka ai i cili u ka shkuar minatorëve, mirëpo këta të fundit e kanë përzënë duke iu drejtuar me fjalët: “Ik largohu, o hajdut!”. Më pas, Paloka i nervozuar shtyn mikrofonat e mediave dhe u largua duke hyrë në Kuvend.
Minatorët kërkojnë miratimin e statusit të tyre në Kuvend, si dhe përmirësimin e kushteve të punës. Ata u kanë vendosur një afat prej dy javësh ligjvënësve shqiptarë dhe janë në pritje të një përgjigje. KETU SHIKO VIDEO-n:












