Këtë të enjte, ish-ministri Ilir Beqaj është përballur me trupin gjykues dhe prokurorët, teksa nuk ka kursyer akuzat ndaj këtyre të fundit për procesin e sterilizimit.
Sipas Beqajt, gjyqtarja e çështjes në dhjetor me vendimin që mori është bërë pjesë e farsës dhe ka folur me gjuhën e Albana Vokshit dhe Petrit Vasilit.
Nga ana tjetër, Beqaj shprehet se çfarëdo vendimi i ndikuar nga presioni publik dhe mediatik, nuk mund ta njollosë emrin e tij dhe të qeverisë Rama.
“Te siguroj, se edhe sikur me vdekje apo me burgim te perjetshem te me akuzosh apo te denosh nuk do mund te zhbesh, kontributin tim 33 vjecar ne jeten publike te vendit dhe as te njollosesh as emrin tim dhe as mbiemrin e familjes sime. Por edhe nuk do te mund te njollosesh dhe as te kriminalizosh as qeverine 1 te Edi Rames dhe as Partine Socialiste“, tha Beqaj.












