Ilir Meta është shprehur se Shqipëria sot është një narko-shtet, duke argumentuar se Kuvendi është rrëmbyer nga qeveria Rama.
Sipas Metëa, drejtuesit e opozitës po mbahen të arrestuar dhe izoluar duke iu referuar arrestimit të Berishës.
“Opozita “emërohet” me vendime gjykatash dhe drejtuesit e saj realë arrestohen, izolohen, kërcënohen dhe shantazhohen. Ku drejtësia është kapur në mënyrë mafioze dhe funksionon me regji duke bërë goditje selektive sipas interesit politik të ditës së Kryeministrit dhe në shërbim të agjendave elektorale të tij“, tha Meta.












