Presidenti i PL-së, Ilir Meta edhe pse në burg, duket se nuk ka harruar zgjedhejt e ardhshme parlamentare te vitit 2025.
Meta ka nisur fushatën nga qelia e burgut ku ka bërë disa premtime qesharake për pensionistët me qëllim që të “thithë” ndonjë votë nga mosha e tretë.
Pavarësisht se akuzohet nga SPAK për 3 vepra penale, Meta sulmon qeverinë Rama, teksa është shprehur se pensionistët janë kategoria më e diskriminuar në vend.
“Partia e Lirisë në qeverisje do të bëjë të mundur: Dyfishimin e pensioneve dhe rritjen e tyre të barabartë me mesataren e rajonit, bazuar në nivelin e rritjes reale ekonomike. Ne angazhohemi gjithashtu për: Mbulimin e plotë financiar të të gjithë barnave, që përdoren nga pensionistet dhe të përshkruara me recetë mjekësore. Mbulimin e të gjitha shërbimeve mjekësore dhe të infermierisë në banesë për të pensionistët me probleme shëndetësore”, shkruan Meta.












