Ilir Meta gjatë reagimit nga qelia justifikon akuzat e SPAK-ut në drejtim të tij.
Në letrën e tij një javë pas arrestimit, Meta sqaron dy raste për të cilat po hetohet nga SPAK-u, mosdeklarimi i 15 mijë eurove të shpenzuara në Austri. Meta thotë se kjo ka ardhur pasi ish-gruaja, Monika Kryemadhi e kishte gënjyer.
“Pretendimet që ngre SPAK-u për hetimet 20-vjeçare ndaj meje, ka vetëm dy raste që më duhet të sqaroj. Mosdeklarimi sipas tyre i shpenzimeve të mia shëndetësore në vitin 2013 në Vjenë prej 7,341 Euro. Dhe në Nëntor 2014, shuma prej 7,984 Euro në klinikën, Austri. Pra bëhët fjalë vetëm për 15 mijë Euro total. Më duhet të sqaroj se kjo ka ardhur për shkak të garancive (të pavërteta) nga ish-bashkëshortja ime se çdo gjë ishte paguar, e deklaruar sipas ligjit. Pastaj çdo gjë tjetër ishte vetëm një makinacion për të më veshur mua përgjegjësi që nuk më takojnë pasi me procesin e deklarimit të pasurisë apo shpenzimeve shëndetësore dhe mjekësore merrej ish-gruaja ime në mirëbesim të plotë”, shkruan Meta.












