Pak ditë nga protesta e 6 dhjetorit, Ilir Meta ka ngjitur sërish shkallët e PD, për një takim me aleatin e tij në opozitë Sali Berishën.
Ky është takimi i dytë brenda pak ditësh, që nuk i shpëton syrit të medias mes dy aleatëve. Kujtojmë se një ditë më parë, Ilir Meta konfirmoi pjesëmarrjen e tij në këtë protestë, krah Sali Berishës.
Protesta është parashikuar të mbahet pikërisht në ditën kur liderët e BE-së pritet të zbarkojnë në Tiranë, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Qeveria Rama datën 6 dhjetor eka shpallur ditë pushimi zyrtar në Tiranë për shkak se i gjithë “kryeqyteti” do të jetë i blinduar me forca të shumta sigurie për të mos cënuar sigurinë kombëtare.