Ilir Meta ndodhet në qelitë e paraburgimit të burgut 313 në kryeqytet. Fillimisht presidenti i Partisë së Lirisë gjendej në godinën A, por tashmë është zhvendosur në zonën B.
Lajmin e bën të ditur, Anila Hoxha, e cila në emisionin “Breaking” tregoi gjendjen e Ilir Metës si dhe kërkesën e tij të fundit për gardianët e burgut.
“Ilir Meta ndodhet vetëm në qeli në zonën B të burgut 313-të. Ai ka preferuar të qëndrojë i veçuar nga të tjerët, ndërsa i ka kërkuar gardianëve të burgut nëse ka një ambient palestre që të merret me sport”, tha gazetarja Anila Hoxha.
Kujtojmë që Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: ‘korrupsion’, ‘mosdeklarim të pasurisë’ dhe ‘pastrim i produkteve të veprës penale’.