Ilir Meta ka reaguar nga qelia ku po mbahet i arrestuar pas urdhrit nga SPAK.
Ilir Meta shkruan se nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht.
“Kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht. Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike! Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë. Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat. Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë“, shkruan Ilir Meta i cili akuzohet nga SPAK për 3 vepra penale ‘pastrim parash’, ‘korrupsion’ dhe ‘mosdeklarim pasurish’.