Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kritikuar këshilltarët opozitarë të cilët nuk kanë marrë pjesë në protestën e thirrur nga Berisha para Kryeministrisë.
“Turp për ata opozitar që kanë hallin e autoritetit të SPAK-ut”, tha Meta, duke thumbur kështu dhe ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi, e cila ka vlerësuar SPAK dhe nuk u shfaq në protestë.
Ilir Meta: “Turp për ata që përtojnë të vijnë këtu për të përmbysur regjimin më kriminal dhe më antikombëtar që ka njohur kjo tokë. Turp për të gjitha ata këshilltare opozitar që nuk janë me Tedi Blushin, me Klevis Balliun përballë kryehajdutit të Tiranës. Turp për ata që nuk janë përball hajdutëve në bashki. Turp për ata opozitar që kanë hallin e autoritetit të SPAK-ut”












