Pas seances disa oreshe të përballjes me prokurorët e SPAK, Ilir Meta ka treguar dy pyetjet qe u ka bërë përfaqësuesve të akuzës.
Meta tha se pyetjet i adresoi pasi dha shpjegime te hollesishme ne lidhje me ceshtjen e lobimit ne SHBA per LSI-ne dhe Partine e Lirise.
“Më lejoni t’ju sqaroj se ishte një seancë me pyetje reciproke, ne ju përgjigjëm të gjitha pyetjeve të tyre, ata ju shmangën “për moskompetencë” pyetjeve tona. Pyetja jonë e parë ishte se çfarë bëhet me kallëzimin tonë të dorëzuar më 6 dhjetor në SPAK lidhur me rrëmbimin kriminal dhe banditesk. Së pari, çfarë bëhet me hetimin e çështjes McGonigal, kryeagjentit të FBI të dënuar me burg për shkak të korruptimit nga kryekorruptuesi i ndërkombëtarëve, aktualisht Kryeministër? Së dyti, çfarë bëhet me hetimin për fotografinë e paligjshme me Presidentin Obama të “Gruas së Bilalit” për të cilën një shtetas shqiptaro-amerikan ka bërë burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?” ,shkruan Meta.












