Ish-deputeti i opozitës, Kujtim Gjuzi foli për Ilir Metën në burg.
Gjuzi tha se mënyra e arrestimit të Metës, ishte e pahijshme, ndërsa sa i takon sulmeve që ish-presidenti i ka bërë drejtësisë, ai i justifikoi duke thënë se ka qenë i ngarkuar mendërisht.
“Po të isha unë në vend të Ilir Metës do të thoja zgjedhje të reja në Partinë e Lirisë, një lider të ri dhe partia funksionon. kam besim se Partia e Lirisë do të vijojë edhe pa Metën, sepse ka mbështetësit e saj. Edhe nëse bie me 50% me aq vota, merr 5 deputetë. Unë kam besim se Ilir Meta e përballon kollaj burgun, është i përgatitur për këtë ditë”, u shpreh Gjuzi në Dritare TV.












