Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi foli për dosjen ‘Partizani’ ku ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për ‘korrupsion’ nga SPAK.
Pyetjes se çfarë parashikon ligji nëse Berisha nuk paraqitet në gjykatë, ish-ministri shpjegoi juridikisht se i hetuari nuk është i ‘detyruar të paraqitet’, por mund të dërgojë avokatët e tij.
Pyetje: Çfarë parashikon ligji nëse Berisha nuk paraqitet në gjykatë?
Halimi: “Ka një dallim mes të drejtave të dëshmitarit dhe personit që është nën hetim. Dëshmitari është i detyruar të paraqitet dhe të japë shpjegime. Ndërkohë, i dyshuari, i hetuari nuk e ka detyrim të paraqitet. Pra prevalon e drejta e heshtjes. ‘nuk dua të shkoj, shkojnë avokatët’, këtu s’ka asnjë penalitet. Në rast të dëshmitarit duhet të paraqitesh. Ky është statusi. Edhe nëse është i burgosur thotë ‘dua të rri në qeli dhe s’dua të paraqitem’. Kjo është paketa e të drejtave”.