Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli prej disa ditësh ndodhet në SHBA, ku po zhvillon koncerte të shumta. Ndërkohë mbrëmjen e sotme, Luizi ka postuar një video në “Instastory” ku me shaka shprehet se bashkëshorti i motrës e ka futur për të punuar.
“Qysh se erdha në Amerikë kisha dy ditë pushim, erdhi burri i motrës e më tha ‘A je pushim? Po, hajde me punu. Kam furgonin e shtrojmë pllaka’. Ika, ju ruajt i madhi Zot se kena me shtruar do pllaka”, thotë Luizi duke qeshur.
Ndërkohë kunati i tij, i cili po realizon videon në fjalë thotë: “Hajde punë të mbarë”.












