Për të larguar vëmendjen nga hetimet e SPAK-ut ndaj familjes së saj, Monika Kryemadhi tha se “peshku” i madh në telefonin e saj është Edi Rama.
Monika para se të hynte në Parlament u pyet nga gazetarët në lidhje me një deklaratë të Sali Berishës, i cili ka thënë se Monika Kryemadhi i ka dhënë Ramës një shumë parash prej 460 mije eurosh.
Sipas Kryemadhit kjo nuk është e vërtetë, duke theksuar: “Kush ja ka paguar kurimin e djalit në Amerikë dhe sa i ka kushtuar? E dyta, nuk është e vërtetë, doktorit do ja kenë ngatërruar. Mos e ka fjalën për buxhetin që Romana Vlahutin kishte marrë nga Rama për të blerë deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi”
Kush është peshku i madh në telefonin tënd? “Peshku i madh në telefonin tim është Edi Rama, mos u shqetësoni”, u përgjigj Kryemadhi.












