Tuesday, August 4, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Java e ferrit në Europë! Po vjen vala ekstreme: Ja çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri…

by Rilindje
04/08/2026
in AKTUALITET
Java e ferrit në Europë! Po vjen vala ekstreme: Ja çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri…

Një valë e re e fortë të nxehti po përfshin Europën Qendrore dhe Ballkanin, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se kjo java e parë e gushtit do të sjellë temperaturat më të larta të kësaj vere në shumë vende të rajonit dhe kontinentit.

Shkaku është një sistem i fuqishëm presioni të lartë, i njohur si “Heat Dome” ose “kupola e të nxehtit”, që ka bllokuar Europën me një masë shumë të nxehtë dhe të thatë ajri të ardhur nga Afrika e Veriut.

Sipas parashikimeve, temperaturat gjatë javës do të arrijnë nga 40 deri në 43 gradë Celsius në ultësirat e Italisë Veriore dhe në Pellgun Panonian, duke përfshirë Hungarinë, Kroacinë lindore, Serbinë veriore dhe perëndimin e Rumanisë. Edhe Austria lindore, Sllovakia, Çekia, Gjermania dhe Polonia do të përballen me temperatura shumë mbi normalen sezonale.

Meteorologët shpjegojnë se fenomeni i “Heat Dome” krijohet kur një zonë shumë e fuqishme me presion të lartë qëndron për ditë ose javë mbi të njëjtën zonë. Ajri i nxehtë mbetet i bllokuar poshtë saj, ngjeshet drejt sipërfaqes dhe ngrohet edhe më shumë, duke bërë që temperaturat të rriten vazhdimisht. Për këtë arsye, këto episode zgjasin më shumë se valët e zakonshme të të nxehtit dhe janë shumë më intensive.

Ekspertët paralajmërojnë se kombinimi i temperaturave shumë të larta, mungesës së reshjeve dhe erërave të thata do të përshpejtojë tharjen e tokës dhe do të rrisë ndjeshëm rrezikun për zjarre në pyje në Europën Jugore dhe Ballkanin Perëndimor. Në të njëjtën kohë, nxehtësia ekstreme pritet të ushtrojë presion edhe mbi sistemet energjetike, për shkak të përdorimit të shtuar të kondicionerëve dhe konsumit të energjisë elektrike.

Sipas meteorologëve, modelet afatmesme tregojnë se edhe pas kësaj jave moti i nxehtë mund të mos largohet. Parashikimet sinjalizojnë krijimin e një tjetër “kupole të të nxehtit” mbi Europën Perëndimore gjatë javës së ardhshme, e cila mund të sjellë një valë të re temperaturash shumë të larta në Spanjë, Portugali, Francë dhe më pas drejt Alpeve, ndërsa situata mbi Ballkan pritet të ndryshojë gradualisht vetëm në fundjavën e ardhshme.

Edhe Shqipëria pritet të përballet me një valë të fortë të nxehti gjatë ditëve të ardhshme. Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat do të pësojnë rritje graduale duke nisur nga fundi i javës, ndërsa në disa zona të veçanta termometri mund t’i afrohet edhe 40 gradëve Celsius.

Ndryshimi i situatës atmosferike pritet të nisë nga mbrëmja e së enjtes. Masat e nxehta afrikane do të rikthehen mbi rajon, duke sjellë rritje të menjëhershme të temperaturave. Të enjten temperaturat maksimale pritet të arrijnë 35 deri në 36 gradë Celsius, ndërsa të premten do të ngjiten në 37 gradë, tha meteorologia e MeteoAlb, Lajda Porja. Fundjava dhe ditët e para të javës së ardhshme do të jenë periudha më e nxehtë. Temperaturat pritet të afrohen me 39 gradë Celsius në shumë zona të vendit, ndërsa në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia që termometri të prekë edhe 40 gradë.

NGA KATEGORIA

Rruga e re me 4 korsi/ Ministri: Ja kur do ta shembim mbikalimin e Rinasit…
AKTUALITET

Rruga e re me 4 korsi/ Ministri: Ja kur do ta shembim mbikalimin e Rinasit…

04/08/2026
Çmimi i “çmendur” i naftës në Shqipëri, vjen LËVIZJA urgjente…
AKTUALITET

Çmimi i “çmendur” i naftës në Shqipëri, vjen LËVIZJA urgjente…

03/08/2026
Aksident zinxhir në autostradën kombëtare, përplasen 7 automjete…
AKTUALITET

Aksident zinxhir në autostradën kombëtare, përplasen 7 automjete…

03/08/2026
Zyrtarizohen kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, kush janë 5 EMRA në garë…
AKTUALITET

Zyrtarizohen kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, kush janë 5 EMRA në garë…

03/08/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Pëson atak kardiak, ndahet nga jeta në moshë të re burri i deputetes së PD-së…

03/08/2026
“Furtunë” ndryshimesh në Polici/ Drejtori del me URDHËRIN, kush janë “shefat” e rinj…
AKTUALITET

Policia e Shtetit kryen NDRYSHIMIN e fortë! Kryepolici mund të…

02/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Java e ferrit në Europë! Po vjen vala ekstreme: Ja çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri…
AKTUALITET

Java e ferrit në Europë! Po vjen vala ekstreme: Ja çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri…

04/08/2026
POLITIKË

Kryebashkiaku socialist i Ramës i “shtrin dorën” për ndihmë Sali Berishës: Na u…

04/08/2026
EMRAT/ Ja kush janë 5 kandidatë në garë për Prokuror të Përgjithshëm
EDI RAMA

EMRAT/ Ja kush janë 5 kandidatë në garë për Prokuror të Përgjithshëm

04/08/2026
“Në skaf dhe me kapelen mbrapsh!”/ Rama nis pushimet, kryeministri kapet “mat” në…
EDI RAMA

“Në skaf dhe me kapelen mbrapsh!”/ Rama nis pushimet, kryeministri kapet “mat” në…

04/08/2026
“Jam thellësisht i trishtuar!”/ Rama ndan LAJMIN E TRISHTË që ka ndodhur: Në emër të Qeverisë…
EDI RAMA

“Lëvizje në të gjithë vendin!”/ Kryeministri Rama tregon NDRYSHIMIN: Së shpejti, 9 njësi të reja…

04/08/2026
Banesa bosh/ Vlora mban rekordin që nuk e beson askush, ja qyteti që e ndjek pas…
TË TJERA

E frikshme! Çfarë po ndodh me çmimet e banesave në Tiranë, pritet…

04/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!