Kevin Jacobs është fitues i një edicioni të Big Brother Kanada, ku me paraqitjen e tij është shquar si një fenomen. Thuhet vazhdimisht se këngëtari shkodran, Luiz Ejlli, e ka pasur inspirim kanadezin e famshëm.
Kjo pasi Luizi së fundmi iu ngriti një kurth Armaldos dhe Kristit, duke i ftuar së bashku në një thyerje rregullash, e cila i çoi të tre së bashku në televotim – një gjë e cila mesa duket ka ndodhur edhe në Big Brother në Kanada. Pasi dëgjoi për fenomenin ‘Luiz Ejlli’, kanadezi nuk nguroi të shprehte përkrahjen e tij për këngëtarin shkodran.
“Sapo ka ndodhur në Big Brother VIP Albania. Mbreti ynë sapo bëri lëvizjen e banjës dhe tha se mori shembull nga Big Brother në Kanada lëvizje gjeniale. Një përshëndetje për këtë ikonë dhe fansat e tij të mrekullueshëm. Luiz Ejllit i dërgoj gjithë mbështetjen time. E dua Shqipërinë, e dua Luizin. Dukesh si një gjeni. Luiz ti je fitues”, tha Kevin Jacobs, fituesi i Big Brother Kanada 10.












