Flamur Noka sulmoi gazetarët që mbrojnë drejtësinë e re, SPAK dhe kreun e këtij institucioni Altin Dumani.
Gazetarët i sollën në vëmendje Flamur Nokës se sipas sondazheve, SPAK rezulton institucioni me besimin më të madh nga ana e publikut shqiptar.
“Ju të dashuruarit e Dumanit, ju që dashuroni Dumanin, po ju kthej një përgjigje, vazhdoni dashurojeni. Ju të dashuruarit e Dumanit duhet të mësoni një gjë, nuk jeni njerëz të lirë, në një vend ku nuk ka votë të lirë nuk ka njerëz të lirë, ka skllevër që dashurojnë skllavërinë. Ne të opozitës kemi vendosur të mos jemi skllevër, ju vazhdoni përqafoni skllavërinë”, u përgjigj Noka.
REALITETI – Altin Dumani është njeriu që i dha vlerë organit të akuzës, prokurori i paepur “që po merr zvarrë drejt burgut” politikanët e korruptuar në Shqipëri të cilët deri dje ishin të paprekshëm.