Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci u thirr paraditen e të premtes (1 Nëntor) në Prokurorin e Posaçme.
Mbrëmjen e djeshme media pranë PD-së raportuan se Benet Beci ka dhënë dorëheqjen me pretendimin se është marrë i pandehur nga SPAK.
Ndërkohë, Benet Beci ka reaguar në rrjetet sociale duke mohuar lajmin e “dorëheqjes” përmes ironisë.
“Nuk e di ku dreqin e kane marre vesh disa portale qe kam dhene doreheqjen se ishte sekret deri neser! Po tani qe doli po e them edhe arsyen: Neser (sot) zgjidhem une President i Amerikes me kerkese te dy kandidateve te tjere, meqe e tregova ne Shkoder se jam i pelqyeshem per te dy palet”, shkruan Benet Beci.












