Jo vetëm veriu, por reshjet e dëborës pasditen e sotme zbritën edhe në jug-lindje të vendit.
Mësohet se reshjet kane nisur në lartësitë 1400 metra mbi nivelin e detit, kryesisht te përqendruara ne fshatin turistik te Dardhës, ne majën e Bigllit.
Reshjet e dëborës nisën me intensitet te ulet dhe nuk kane krijuar problematika ne qarkullimin e automjeteve, por grupet e punës ndodhen ne terren.
Gjithashtu reshjet më të dendura të dëborës kanë qenë prezent edhe në zonat e tjera malore të jug-lindjes. Deri tani nuk raportohen probleme përsa i përket qarkullimit të mjeteve.












